Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tensionet Iran-Izrael dhe programi bërthamor, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar bisedime lidhur me situatën e luftës në Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve, Putin ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të konflikteve rajonale duke shprehur mbështetje për sovranitetin e Sirisë. Ai gjithashtu sipas raportojnë mediat ndërkombëtare ka ofruar ndihmë për të lehtësuar tensionet mes Iranit dhe Izraelit, kryesisht për programin bërthamor të Iranit. Në fund të dy udhëheqësit ranë dakord që të mbanin komunikimin të hapur. Ndërsa nga Tel Avivi u konfirmua se biseda kishte të bënte me Iranin dhe Sirinë.