Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë
Situata në bulevardin kryesor dhe përballë godinës së Kryeministrisë ka pësuar një tjetër përshkallëzim të rëndë gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërhyrja e forcave të rendit me shoqërime erdhi pasi një grup protestuesish nisi goditjen direkte me gurë ndaj autoboteve me ujë të policisë. Gjithashtu, efektivët kanë larguar përfaqësuesit e medias nga perimetri i afërt i Kryeministrisë, duke mos i lejuar të qëndrojnë pranë godinës qeveritare. Ndërkohë, vala e tensioneve është zhvendosur edhe mbi ambientet private rreth zonës së tubimit. Protestuesit kanë dëmtuar me forcë pllakat metalike të mbrojtjes të disa bizneseve, si dhe kanë hapur me dhunë hyrjen e një banke të nivelit të dytë, teksa policia po vijon përpjekjet për shpërndarjen e turmës.
Burimi:
javanews.al