Tensione te ‘Plumbi i artë’/ Avokatët përplasen me prokurorin dhe braktisin seancën, GJKKO vendos të mos jepen të gjitha dëshmitë e të penduarve

Tensione te ‘Plumbi i artë’/ Avokatët përplasen me prokurorin dhe braktisin seancën, GJKKO vendos të mos jepen të gjitha dëshmitë e të penduarve

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK, që të vendoste në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Erion Alibejt vetëm për faktet që janë objekt gjykimi tek dosja “Plumbi i artë”. Ndërsa rrëzoi kërkesën e avokatëve që të viheshin në dispozicion dëshmitë e plota edhe për ngjarje të tjera. Ky vendim i gjykatës ngjalli reagimin e tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhë, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, që mbrojnë Altin Ndocin, të cilët kërkuan përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit derisa një gjyqtar tjetër të marrë vendimin për kërkesën e tyre. Me këtë kërkesë...
Burimi: Javanews.al