Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tensione në ujërat greke, qëllohet me armë zjarri nga anije turke e emigrantëve
Një incident i ashpër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në brigjet e Lesvos, në jug të zonës Agios Fokas, mes Greqisë e Turqisë, kur nga një varkë turke prej druri që zbarkoi 25 emigrantë në zonë është hapur zjarr.Sipas mediave të huaja, mësohet se tre trafikantët e emigrantëve që ndodheshin në bordin e saj, duke vënë re patrullën e Gardës Bregdetare greke që po shkonte për t’i bllokuar, nxorën armë të rënda dhe sulmuan. Duhet të theksohet se rojet bregdetare në bordin e mjetit lundrues nuk u penguan nga të shtënat dhe vazhduan ta ndjekin mjetin lundrues, megjithatë, roja bregdetare turke ndërhyri dhe iu afrua mjetit lundrues turk, duke lundruar drejt ujërave territoriale turke.Mediat greke shkruajnë se ky është një nga incidentet më të rënda...