Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tensione në Theth, banorët përplasen më IKMT – Hidhet molotov
Protestat e banorëve dhe sipërmarrësve në Theth kundër prishjes së strukturave të ndërtuara në zonë kanë marrë një kthesë të rrezikshme. Situata, e cila prej disa ditësh ka qenë e tensionuar, ka përshkallëzuar sot me një incident të rëndë. Raportohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me koktej molotovi fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) si dhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”. Ky akt ka ndezur alarmin në zonë dhe ka rritur ndjeshëm tensionin mes banorëve dhe autoriteteve. Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve...