Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!
SHBA planifikon të rikthejë një bazë ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë në jug të Groenlandës dhe të krijojë një tjetër në bregun lindor të ishullit, sipas tre personave në dijeni të marrëveshjes. Dy objektet janë Narsarsuaq, ku dikur ndodhej baza amerikane Bluie West One, dhe Mestersvig, një post ushtarak që aktualisht përdoret nga Patrulla Sirius, një njësi speciale daneze që kryen patrullime me sajë qensh. Marrëveshja mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës pritet të nënshkruhet këtë të martë (22 shtator) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Teksti i plotë i marrëveshjes nuk është bërë ende publik. Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-ja kishte 17 instalime ushtarake dhe mbi 10 mijë trupa në Groenlandë. Aktualisht, baza amerikane Pituffik Space Base është i vetmi...
Burimi:
javanews.al