Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Është tensionuar situata te Kuvendi, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë ditën e sotme (24 shtator). Gjatë tensioneve të paktën janë shoqëruar  të paktën 10 persona nga uniformat blu. Gjithashtu mësohet nga burime policore se ka edhe disa persona të arrestuar. Tensionet nisën pas hedhjes së një tullumbaceje me ujë dhe ngjyrë në drejtim të efektivëve të policisë. Më pas, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të liruar rrugën e bllokuar, ndërsa pati edhe hedhje sporadike vezësh. Policia kërkon lirimin e rrugës kryesore që të bëhet qarkullimi normal i automjeteve. Protestuesit u zhvendosën nga zona pranë Parlamentit drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas pranë Kishës Katolike, ku u përballën sërish me kordonët e policisë. Disa prej tyre u...