Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit
Kanë nisur tensionet e para në Bulevard. Një grup të rinjsh kanë goditur me gurë policinë. Ata kanë thyer edhe xhamat e kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë policia ka bërë thirrje që qytetarët të largohen nga aktet e dhunës. “Të nderuar qytetarë largohuni nga veprimet e dhunës”, dëgjohet të thotë policia.
Burimi:
javanews.al