Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

Nga Blerina Gjoka Pas një stine të gjatë protestash që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama po shkon drejt zgjedhjeve lokale të 9 majit 2027 edhe barrën e një konflikti të brendshëm me dy prej ish-benjiaminëve të tij në parti, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës dhe kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga forumet drejtuese të Partisë, ç’ka u formalizua më pas me një votim të kontestuar për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Nga pozita dhe rrethana të ndryshme, si Veliaj nga burgu, ashtu edhe Spiropali nga kryesia e Kuvendit po godasin stilin autoritar të Ramës në drejtimin e Partisë Socialiste si...