Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

Nga Mero Baze Ka një betejë të pavërtetë kundër Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, që po përpiqet të paraqitet si luftë e shenjtë kundër tij, në emër të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste. Lufta e shenjtë për rregullat demokratike brenda partive është një luftë e humbur, apo më mirë të themi, një luftë e panisur kurrë nga ata që duhet ta nisin dhe nga koha kur e nisin. Është një luftë e vdekur për 35 vite demokraci në Shqipëri. Kjo luftë është praktikë e zakonshme e Partisë Demokratike nga viti 1992 e në vazhdim, e cila ka prodhuar vazhdimisht ndarje të vogla nga PD-ja, duke e ruajtur shumicën e saj rreth berishizmit. Socialistët e kanë filluar këtë proces ndarjeje në vitin 2004...