Tensione dhe revoltë nga studentët tek Ministria e Arsimit/ Shkulen gardhet, thyhen xhamat. Policia ndërhyn me forcë

Tensione dhe revoltë nga studentët tek Ministria e Arsimit/ Shkulen gardhet, thyhen xhamat. Policia ndërhyn me forcë

Studentët ndryshe nga herët e tjera, protestën përballë Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit, këtë të martë po e mbajnë me akte dhune. Ata shkulën gardhin metalik rrethues të godinës, gjuajtën me pllaka guri që i shkulnin nga trotuari, dhe kanë thyer xhamat e Ministrisë. Më herët gjatë protestës, studentët hodhën ujë me ngjyrë, vezë dhe shkruan fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet. Disa prej tyre, me maska në fytyrë, tentuan edhe të futeshin brenda Ministrisë. Policia e Shtetit është përgjigjur dhe për të shpërndarë protestën u hodh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve, si edhe kanë shoqëruar me dhunë disa prej tyre. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme...