‘Tenderat korruptivë’/ PD Gjirokastër: Fasadat e pallateve po rrezikojnë jetën e qytetarëve, bashkia merret me votat

‘Tenderat korruptivë’/ PD Gjirokastër: Fasadat e pallateve po rrezikojnë jetën e qytetarëve, bashkia merret me votat

Kryetari i Degës ëe PD në Gjirokastër, Daniel Sino ka denoncuar fasadat e rëna të pallateve në qytetet dhe rrezikshmërinë që ato kanë krijuar tek kalimtarët. Sipas Sinos, Bashkia Gjirokastër nuk e ka vënë ujin në zjarr për rrezikun që i kanoset qytetarëve, pasi e drejtuesi i saj e ka mendjen te votat për zgjedhjet e 11 majit, duke lënë në harresë një qytet të tërë. Sino: PD dega Gjirokastër denoncon, suvatë e rilindjes rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pikërisht në lagjen 18 Shtatori në zonën më të populluar të qytetit dhe pranë shkollës ‘Koto Hoxhi’, ku të gjithë ne si prindër kemi fëmijët tanë, duhet urgjentisht të vendosen tabelat rrezik vdekje. Suvatë e pallatit shkëputen nga lartësia e katit të katërt dhe rrezikojnë jetën e...