Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Temperaturat mbi 40 gradë, 18 qytete me “të kuqe” në Itali, autoritetet paralajmërojnë për kujdes
Në 18 qytete në Itali , alarmi do të jetë “i kuq” nesër për shkak të valës së të nxehtit, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë. Në Romë dhe Firence termometri pritet të arrijë 38 gradë, ndërsa në Napoli dhe Milano do të jetë 37. Në ishullin e Sardenjës dhe në zonën më të gjerë të Barit , temperatura, sipas parashikimeve, do të kalojë 40 gradë. Siç theksojnë autoritetet italiane, nxehtësia dhe lagështia mund të shkaktojnë probleme serioze, jo vetëm për të moshuarit dhe qytetarët që i përkasin kategorive të cenueshme, por edhe për njerëzit që nuk përballen me probleme kronike...