Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, ja çfarë rekomandojnë mjekët
Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit që në fillim të kësaj vere. Tirana sot regjistron 35 gradë, ndërsa dielli përvëlues ka boshatisur rrugët e qytetit. Qytetarët kërkojnë freski kudo ku munden nga uji i ftohtë e deri te hijet e pemëve nëpër parqe apo rrugica. Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë. Ndërkohë, rreziku për goditje nga dielli dhe dehidratim është i lartë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. “Rekomandohet të qëndrojmë gjithmonë të hidratuar, të shmangim alkoolin, kafeinën, pijet...