Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperaturat e larta, ISHP: Kjo stinë sjell çrregullime të organizmit, çfarë të kemi kujdes
👁6065
Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, ndërsa Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bën thirrje për kujdes të shtuar për shëndetin. Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, Tomini thotë se kjo stinë sjellë çrregullimi të ndryshme të organizmit, teksa jep këshilla të vlefshme sesi të ruhemi në këto ditë të nxehta. Ajo thekson shmangien e daljes në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Po ashtu, Tomini thekson se personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike duhet të tregojnë kujdes të shtuar...