Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton televizioni zviceran ‘TV Svizzera’. Sipas raportimit të publikuar më 13 tetor, në protestë morën pjesë disa qindra persona, të cilët kundërshtuan qeverinë dhe kërkuan ndryshime. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën kapsolla, bojë, vezë dhe pllaka të shkëputura nga trotuari në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit. Përplasjet u përshkallëzuan, duke shkaktuar thyerjen e xhamave të dritareve të ministrisë. Gjithashtu, një pjesë e rrethimit metalik të godinës u shkul dhe grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara hynë në oborrin e institucionit. Përballë përshkallëzimit të situatës, policia ndërhyri me autobotin me ujë për të zmbrapsur turmën. Sipas agjencisë Keystone-SDA, protestuesit iu përgjigjën ndërhyrjes duke hedhur gurë, edhe...