Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Televizioni amerikan ‘FOX News’: Njihuni me Ramaduron, autokrati i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit
Rrjeti mediatik amerikan “Fox News” ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos me titull “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”. Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. Ish-ambasadori vijon duke shkruar se, i zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si “Ramaduro” i Evropës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin...