Zyrtare! Oleksandr Usyk nxjerr vakant një nga titujt kampionë bote për shkak të revanshit me Fury

Zyrtare! Oleksandr Usyk nxjerr vakant një nga titujt kampionë bote për shkak të revanshit me Fury

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka njoftuar se do të heqë dorë nga njëri prej titujve kampionë bote në peshën e rëndë. Bëhet fjalë për titullin e kategorisë IBF.
Usyk është kampion i padiskutueshëm i peshës së rëndë, teksa mban të gjithë titujt e këtij Divizioni pas fitores me vendim shumice ndaj Tyson fury më 18 maj në Arabinë Saudite.
Ukrainasit iu dha një përjashtim nga mbrojtja e detyrueshme e rripit të kategorisë IBF më herët këtë vit në mënyrë që të mund të përballej me Tyson Fury muajin e kaluar. Ai tani ka rënë dakord për një revansh me Fury më 21 dhjetor, por këtë herë jo për të gjithë titujt.
Usyk u shfaq në mediat sociale të martën mbrëma për të konfirmuar se do të heqë dorë nga titulli i kategorisë IB. Kjo tërheqje e tij i lë rrugën e hapur Anthony Joshua për të duyeluar për këtë titull, me shpresën për t’u bërë për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë.
Usyk e filloi videoklipin e tij duke thënë: “Anthony dhe Daniel, dëgjoni. E di që titulli IBF është i rëndësishëm për ju. Merre, dhurata ime për ty. Më 21 shtator djema”.
Në mbishkrimin e videos të ukrainasit, thuhej gjithashtu: “Hej, Joshua dhe Dubois, rripi IBF është dhurata ime për ju. Bota e do fort. Miku juaj, kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës, Oleksandr Usyk”.
Joshua tani pritet të luftojë me kolegun britanik Daniel Dubois për titullin IBF në stadiumin Wembley më 21 shtator. Pritet gjithashtu që brenda kësaj jave te konfirmohet kjo sfidë e madhe.
Burimi