Ylli i Premier drejt Milan-it: “Klubet po flasin”
Duke folur në kanalin e gazetarit André Hernan në YouTube, Emerson Royal, objektivi numër 1 i Milanit për krahun e djathtë, i shkel syrin klubit kuqezi.
“Të dish që Milani po flet me Tottenhamin është shumë kënaqësi sepse ata janë një ekip i njohur për lojtarët brazilianë”, tha mbrojtësi brazilian, “Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Spurs janë hapur ndaj transferimit dhe, pasi kanë bërë një kërkesë fillestare prej 30 milionë euro, ata kanë rënë në 20, jo shumë larg nga 18 që do të donin të paguanin kuqezinjtë.
Emerson Royal i ka thënë po transferimit te kuqezinjtë prej disa javësh. Vetëm 23 paraqitje këtë sezon, me trajnerin e Spurs, Postecoglou, që pothuajse preferon gjithmonë Pedro Porro-n para tij.
Te Milani, 25-vjeçari brazilian do të garonte për një pozicion me kapitenin Davide Calabria, ndërsa Florenzi do të bëhej zëvendës i Theo Hernandez.
Palët nuk janë shumë larg njëra-tjetrës dhe Emerson Royal po shtyn të shkojë në Serie A. Duket se është vetëm çështje kohe.
Burimi