Yamal s’mund të luajë 90 minuta në Euro 2024, është kundër ligjit gjerman të punës për minorenët
24 Qershor 2024
9:57
Telesport
Prania e sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, mund t’i kushtojë shtrenjtë Spanjës në Euro 2024. Në moshën vetëm 16 vjeç, lojtari i klubit katalanas është një nga yjet e mëdhenj të këtij turneu.
Gjithsesi, si të gjithë punëtorët nën 18 vjeç, ai duhet të respektojë rregulla të sakta që mund të kenë pasoja për të gjithë ekipin e tij kombëtar. Ligji gjerman, në këtë rast, është i qartë dhe Spanja rrezikon ta shkelë atë.
Ligjet gjermane i ndalojnë fëmijët nën 18 vjeç të punojnë pas orës 20:00, ndërsa sportistëve u jepet një zgjatje që i lejon ata të qëndrojnë aktivë deri në orën 23:00.
Megjithatë, koha duhet të përfshijë gjithashtu dushin, angazhimet me median dhe daljen nga stadiumi që nuk mund të zgjasë përtej limitit.
Kjo do të thotë se Yamal, ashtu sikurse ka ndodhur edhe ndaj Italisë (u zëvendësua në minutën e 70-të), nuk mund të luajë një ndeshje të plotë.
Burimi