
Usyk rrezikon të humbasë një tjetër titull, WBO e urdhëron të duelojë me ish-kampionin e botës
Kampioni i peshave të rënda Oleksandr Usyk është urdhëruar nga WBO të fillojë negociatat për një mbrojtje të detyrueshme të titullit të këtij Divizioni kundër Joseph Parker. Neo-zelandezi Parker është kampioni i përkohshëm i WBO-së.
Usyk dhe Parker (isah-kampion bote) kanë 30 ditë afat për të arritur një marrëveshje për mbrojtjen e detyrueshme të urdhëruar, përndryshe WBO do të urdhërojë procedurat e ofertës së ndarjes së çmimeve.
Promotori i Parker, David Higgins, komentoi këtë vendim për “Sky Sports”: “Nuk e kemi idenë nëse do të arrihet një marrëveshje apo jo. Konfirmoj se Parker dëshiron të duelojë për një titull botëror. Ai do të luftojë këdo, kudo për një titull botëror”.
“Ky është qëllimi i tij, të luftojë për një titull botëror. Joseph është duke pritur me durim, duke u mbajtur në formë dhe nëse i vjen një mundësi për të luftuar për një titull, ai do të donte ta rrëmbejë atë”, shtoi më tej Higgins.
Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të WBO të enjten në mëngjes, negociatat për ndeshjen Usyk-Parker u urdhëruan në një email drejtuar promovuesve të dy boksierëve nga kryetari dhe themeluesi i organizatës, Luis Batista Salas.
“Ju lutemi kini parasysh se Komiteti i Kampionatit Botëror të WBO-së po urdhëron fillimin e negociatave ndërmjet palëve për të përmbushur detyrimin e detyrueshëm të kampionatit WBO në kategorinë e peshave të rënda“, thuhej në urdhër.
Burimi