
UFC-313/ Rusi Ankalaev kampioni i ri i botës, Pereira dorëzon titullin, fiton edhe Gaethje
9 Mars 2025
9:12
Telesport
Luftëtari rus Magomed Ankalaev është kampioni i ri i botës në artet marciale mikse, pesha “light heavyweight” (pesha 94-93kg).
Në eventin UFC-313 zhvilluar në Las Vegas ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve brazilianin Alex Pereira, që dorëzoi titullin pasi e kishte mbrojtur tri herë atë. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Ankalaev (49-46, 48-47, 48-47).
Një duel i fortë, ku të dy sportistët dhuruan spektakël në kafaz, por në fund triumfoi luftëtari rus (20 fitore, 1 humbje, 1 barazim e 1 duelk pa rezultat). Për Pereira kjo është humbja e tretë në karrierë (ka edhe 12 fitore).
Pereira e nis më mirë sfidën dhe dominon në raundin e parë, por më pas është Ankalaev ai që merr komandën në raundet e tjera, duke qenë superior me grushtet e shkelmat e tij.
Në këtë event fitoi edhe legjenda amerikane Justin Gaethje, që mundi Rafael Fiziev të Azerbajxhanit me vendim unanim të gjyqtarëve.
Burimi