
Tyson Fury “zbarkon” në politikë, reagon në mbështetje të Trump për luftën në Ukrainë
4 Mars 2025
10:59
Telesport
Tyson Fury i dërgoi një mesazh të zjarrtë mbështetjeje Donald Trump, pas konferencës katastrofike për shtyp të presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë u ndalën në Uashington kur Trump e dëboi Zelensky nga Shtëpia e Bardhë pas një takimi me tone të larta mes dy liderëve. Boksieri britanik Fury dukej se e shijoi shpërthimin e Trump, duke komentuar në rrjetet sociale.
36-vjeçari britanik, i cili u tërhoq nga ringu vitin e kaluar, ndau një video të tensionit mes Trump dhe Zelensky, bashkë me një koment: “Hajde Donald Trump, zgjidhe”.
Fury vazhdoi të tregonte mbështetjen e tij për Trump, duke postuar më vonë një pamje të deklaratës së presidentit të 47-të për luftën e fjalëve. “Viva Trump. Ndaloni luftërat. Donald Trump = paqe në botë”, shtoi Fury në komentet e tij.
Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me brezin botëror të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk. Ai e fitoi titullin e kampionit të padiskutueshëm të pershve të rënda, duke mundur pikërisht Fury në maj 2024 dhe më pas triumfoi edhe në revansh, në dhjetor.
Burimi