
Turneu i Laver Cup, Europa triumfon ndaj botës dhe rikthehet fituese
23 Shtator 2024
18:14
Telesport
Ka përfunduar në Berlin turneu i Laver Cup në tenis, përballja ku tenistët më të mirë nga Europa fituan 13-11 ndaj atyre të botës. Një event i organizuar nga Roger Federer që tashmë është kthyer në një traditë.
Ky ishte edicioni i shtatë, me Europën që udhëheq 5-2 me fitore. Edhe pse tenistët që përfaqësojnë botën ishin në epërsi pas dy ditëve të para, në sfidat e fundit ndodhi përmbysja vendimtare.
Ai që vulosi fitoren e Europës ishte Carlos Alacaraz, që në sfidën e fundit mundi Taylor Fritz, duke i rikthyer te suksesi ekipin e kontinentit të vjetër.
Ekipi i Europës përbëhej nga Carlos Alcaraz, Alexander Zverev, Daniil Medvedev, Casper Ruud, Grigor Dimitrov, Stefanos Tsitsipas, Flavio Cobolli dhe Jan-Lennard Struff.
Burimi