Spanja me rotacion masiv ndaj kuqezinjve, sfidë “jetë a vdekje” për Shqipërinë

Spanja me rotacion masiv ndaj kuqezinjve, sfidë “jetë a vdekje” për Shqipërinë

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë prognozën e ndeshjes së sotme, Spanjë-Shqipëri, e vlefshme për grupin B të “Euro 2024”. Një ndeshje për formalitet e iberikëve, të kualifikuar tashmë në 1/8 finale dhe si kokë grupi. E kundërta për kuqezinjtë, sfidë “jetë a vdekje” për kuqezinjtë tanë, të cilët vetëm fitorja ju jep garanci maksimale për të kaluar në 16-she. Ja shkrimi i plotë i medias spanjolle, të cituar më lart:
“Unë do t’u jap mundësinë lojtarëve të tjerë të mëdhenj, që nuk kanë marrë pjesë në dy ndeshjet e para të Europianit. Ne do të përpiqemi t’i pushojmë disa dhe të bëjmë drejtësi për ata që e kanë merituar të luajnë përmes stërvitjes”. Fraza është e Luis de la Fuente, e bën të qartë frymën me të cilën do të përballet Spanja në duelin e sotëm kundër Shqipërisë, me kualifikimin në 1/8 finale tashmë të sigurt.
Një ndeshje që vjen me dy siguri: Zubimendi do të luajë në vend të Rodri, i sanksionuar për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë; dhe ngjyra e kuqe do të lyejë tribunat. Për këtë do të “fajësohen” kryesisht 30 mijë shqiptarë. Dyseldorfi tingëllon si një finale për Shqipërinë, një nga surprizat e fazës së parë për shkak të aftësisë së saj për t’i gjallëruar ndeshjet ndaj rivalëve superiorë në potencial dhe histori.
Kundër Italisë dhe Kroacisë, skuadra e “shqiponjave” mundi të përfitonte në tabelën e rezultateve. Në duelin me axurrët, Bajramit iu deshën vetëm 23 sekonda për të mposhtur Donnarumma me golin më të shpejtë në historinë e Eurokupianit. Para “lojës së shahut” me Kroacinë, mesfushori Laci kaloi ekipin e tij në avantazh. Kuqezinjtë, më pas mundën të zhvlerësonin përmbysjen kroate me golin e barazimit (2-2) në minutën e 95-të nga Gjasula.
Prandaj, De la Fuente paralajmëron për virtytet e një rivali që drejtohet nga dy të njohur të vjetër të futbollit spanjoll. Midis viteve 2005 dhe 2008, Sylvinho dhe Pablo Zabaleta ndanë diellin dhe derbin në Barcelonë. Mbrojtësi brazilian luajti për Barçën, një klub ku arriti sukseset më të shkëlqyera të karrierës, falë dy Ligave të Kampionëve, tri La Liga-ve, një “Copa del Rey” dhe tri Superkupave të Spanjës.

Ndërkaq, qendërmbrojtësi argjentinas luajti për Espanyol si një hap paraprak drejt kërcimit në Premier League, ku e provoi fatin e tij te Manchester City. Atje hodhi themelet për atë që sot është skuadra e madhe e drejtuar nga Guardiola. Tashmë, të dy synojnë kualifikimin e Shqipërisë në 1/8 finale të Europianit, për herë të parë në histori.
Nëse fitojnë me iberikët, kuqezinjtë do të kenë një biletë të garantuar, ndërsa nëse barazojnë duhet të kryqëzojnë gishtat për të qenë në mesin e katër skuadrave të treta më të mira të këtij Europiani, që përparojnë më tej.
Përgatitja e kësaj “finaleje” në Dyseldorf ishte e turbullt për skuadrën ballkanike për shkak të gjobës së UEFA-s (47.500 euro) ndaj federatës, përveç pezullimit me dy ndeshje të Mirlind Dakut për incidentet në ndeshjen e së mërkurës kundër Kroacisë. Mungesa e Dakut nuk është një humbje e rëndësishme për Sylvinho, pasi ai ishte zëvendësues në të dyja ndeshjet e këtij Europiani. Kundër Kroacisë ai hyri në lojë në minutën e 85-të, duke zëvendësuar Rey Manaj.
Ndërkohë, “La Roja” shpik stimuj pasi i ka kryer detyrat e shtëpisë për të qenë në 16-she si e para në grup. Në këto linja qëndron sfida e arritjes së fitoreve të plota në fazën e parë të një Europiani, diçka që ka ndodhur vetëm një herë, në vitin 2008. Ditë më vonë mbërriti goli i Torres kundër Gjermanisë, duke shënuar fillimin e “trilogjisë” magjike të kompletuar me Kupën e Botës 2010 dhe Europianin 2012.
David Raya pritet të startojë mes shtyllave. Në të njëjtën mënyrë si Navas dhe Grimaldo si krahët e një mbrojtjeje në të cilën Laporte dhe Vivian do të formojnë boshtin qendror. Gjithçka tregon se Lamine dhe Nico do të pushojnë. Ka shumë presion mbi ta pas fillimit të jashtëzakonshëm të Europianit, me vlerësime unanime nga çdo cep i kontinentit. Morata do të jetë gjithashtu në stol, me derën e hapur kështu për Joselu.
Sigurisht, De la Fuente nuk lodhet të përsërisë se kushdo që luan, intensiteti do të ruhet. Asllani, Asani apo Broja, perlat e rivalit tonë, po rrezikojnë të bëjnë histori me Shqipërinë. Fjalën e ka Düsseldorfi…”
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente