Shumë zhurmë për listën, Sylvinho ka një mal me probleme për të zgjidhur
1 Shtator 2024
16:57
Telesport
Shtatori erdhi. Kombëtaren shqiptare e presin dy ndeshjet e para pas sezonit të vrullshëm veror të Kampionatit Europian. Trajneri Sylvinho ka rrezikuar me listën kuqezi dhe është më në vëzhgim se kurrë.
Emra si Muçi dhe Uzuni janë jashtë, gjë që nuk pritej. U mendua se ata ishin “harruar” vetëm për Kampionatin Europian, por nuk rezultoi kështu. Me këto ndryshime, kombëtarja ka risk që të humbasë autoritetin në dhomat e zhveshjes.
Indrit Tuci, ndërkohë, po shkëlqen te Sparta e Pragës. Emri i tij është një pikëpyetje domethënëse për fillimin e edicionit të ri kuqezi.
Sylvinho ka jo pak probleme për të menaxhuar. Me siguri, për të ka filluar dhimbja e kokës. Ajeti është i dëmtuar, Broja nuk dihet se kur rikthehet, kurse Daku është i pezulluar me dy ndeshje.
Prova e madhe po afron: Nëse Shqipëria nuk e nis mbarë, si do të përgjigjet Sylvinho për zgjedhjet e tij? Lista kuqezi gjithmonë krijon lajm, por kësaj here duket se do të jetë kryefjala e shtatorit.
Burimi