Sacchi për Kroaci-Itali: Le të gëzohemi, por mjerë ne nëse fillojmë të ëndërrojmë

Sacchi për Kroaci-Itali: Le të gëzohemi, por mjerë ne nëse fillojmë të ëndërrojmë

Nga faqet e “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi komentoi barazimin mes Kroacisë dhe Italisë, që vulosi kalimin e axurrëve në raundin tjetër: “Nëse shikojmë rezultatin është logjike që italianët të gëzohen, por mjerë ne nëse fillojmë të ëndërrojmë. Le t’i mbajmë këmbët në tokë, të analizojmë me kujdes atë që ndodhi në pjesën e parë.
Nuk mund ta mohojmë këtë, Italia nuk shtyp përpara. Në ditët e sotme nëse nuk ushtron presion lart, nuk arrin larg. Në mesfushë kishim tre lojtarë, Jorginho, Barella dhe Pellegrini, të cilët para çdo pasimi e preknin topin të paktën tri ose katër herë më shumë se sa duhet.
Në pjesën e dytë, sapo u kthyem në fushë pas pushimit, bëmë të njëjtin gabim si në fillim të ndeshjes: ishim të butë, pa fokusim. Kështu Kroacia e nisi fuqishëm dhe na vuri në vështirësi. Donnarumma bëri një ndërhyrje të mahnitshme në penalltinë e Modric, më pas mendova: ndoshta do të zgjohemi tani.
Por jo; krosim nga mesfusha, një gjumë tjetër nga mbrojtja dhe goli i Kroacisë. Pyes veten: a mund të bëhen dy gabime si ato të Frattesit te penalltia dhe e Bastonit në golin e Modric? Në raste të caktuara është e nevojshme të jemi më të kujdesshëm, më reagues”.
Për lëvizjet në pjesën e dytë: “Zëvendësimet e Spallettit, nëse duhet të shohim rezultatin e marrë (gol nga zëvendësuesi Zaccagni), prodhuan diçka pozitive, por pres shumë më tepër nga ky grup. E di që nuk ka kohë për të punuar, se mrekullitë nuk mund të bëhen me një të rënë të lapsit, por do të doja të shihja guxim më të madh në fushë”.
Për aksionin e golit italian: “Më pëlqeu shumë veprimi i Calafiorit që çoi në golin e barazimit. Një veprim i bërë me personalitet, me guxim, me teknikë. Nag këtu duhet t’ia fillojmë përsëri. Rritja e axurrëve duhet të bazohet në këto episode. Aspekti psikologjik është shpesh vendimtar dhe Spalletti do të punojë për këtë, për të arritur atë kapërcim në cilësi që të gjithë presin”.
Burimi