Rrëfehet piloti që pritet të zërë vendin e Hamilton në F1: S’më frikëson ideja për të drejtuar një Mercedes

Rrëfehet piloti që pritet të zërë vendin e Hamilton në F1: S’më frikëson ideja për të drejtuar një Mercedes

Kampionati Botëror i vitit 2025 në Formula 1 do të shohë George Russell në timonin e Mercedes, por emri i shokut të skuadrës së britanikut për sezonin e ardhshëm nuk është zyrtarizuar ende. Indikacionet e fundit tani duket se çojnë në një njoftim të pilotit të ri italian Kimi Antonelli, i cili do të bëjë debutimin e tij në moshën 18-vjeçare në Formula 1 (aktualisht garon në Formula 2).
Shumë, duke përfshirë drejtorin e ekipit të Mercedesit, Toto Ëolff, kanë krahasuar cilësitë e talentit të ri italian me ato të kampionëve të tjerë të mëdhenj të Cirkut, duke filluar nga Max Verstappen. Deklarata që mund të gjenerojnë një nivel të caktuar tensioni, veçanërisht nëse pritjet nuk përmbushen.
“Mendoj se ka gjithmonë një shkallë të caktuar shqetësimi, nga ideja se mos i zhgënjej të gjithë. Gjithsesi, unë dua ta shoh atë si një mundësi të shkëlqyer për të mësuar, rritur dhe gjithashtu shijuar momentin. Nuk kam frikë të gjykohem. E di që Mercedes ka një mendim të qartë për potencialin tim”, tha Kimi Antonelli
“Tashmë, në këtë sezon të Formula 2, kampionati nuk nisi në mënyrën më të mirë, por nuk pati mendime negative. Jam mjaft i qetë dhe nëse do të më paraqitej mundësia, do ta shfrytëzoja me entuziazëm dhe do të përpiqesha ta shfrytëzoja sa më shumë”, tha piloti italian.
Mundësitë në F1 që Mercedes ia ka paraqitur tashmë Antonellit me kryerjen e testeve private, në fund të të cilave talenti italian është lidhur gjithnjë e më shumë me Mercedes për vitin 2025. “Ka pasur pak presion mbi mua kohët e fundit me të gjitha thashethemet për vitin e ardhshëm, por gjithmonë jam përpjekur t’i shijoj të gjitha dhe po i shijoj mundësitë që kam”, tha Antonelli.
“Gjatë testeve parasezonale në Bahrein pata mundës të pilotioj makinën dhe në atë moment i thashë vetes: ‘Epo, ti do të ngasësh një makinë të Formula 1’. Ishte një moment shumë, shumë i veçantë”, u shpreh Kimi Antonelli.
Në fund, ai tha: “Jam i vetëdijshëm që marzhi i gabimit është shumë i vogël, por sa më shumë besim të kem me makinën, aq më rehat ndihem. Unë ende e shoh atë si një ëndërr. Me gjithë sinqeritet mund të them se për mua sot është ende një ëndërr, do të shohim nëse do të bëhet realitet”.
Burimi