Publikohet lista e kuqezinjve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, risia është Pajaziti

Publikohet lista e kuqezinjve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, risia është Pajaziti

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në “UEFA Nations League”, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45). Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarët kuqezinj, që do të grumbullojë për dy ndeshjet e këtij muaji në transfertë.
Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë, me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre. Grupi kuqezi për këto dy ndeshje pritet të jetë i plotë të hënën, më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.
Burimi