Nagelsmann: Një pikë e merituar, e rëndësishme që kam lojtarë që na ndihmojnë nga stoli

Nagelsmann: Një pikë e merituar, e rëndësishme që kam lojtarë që na ndihmojnë nga stoli

24 Qershor 2024

8:22

Telesport

Gjermania e mbylli në vendin e parë Grupin A të Euro 2024, falë barazimit 1-1 ndaj Zvicrës. Një barazim që erdhi në minutat shtesë falë golit të Fullkrug. Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, komentoi për barazimin kundër Zvicrës.
“Në fund, është një pikë e merituar. Natyrisht që kur sulmon edhe rrizokn diçka në kundërsulm, por rikuperimi i disavantazhit ishte i merituar. Zvicra ishte një ekip i mrekullueshëme, ndaj ishte një ndeshje argëtuese”, tha Nagelsmann.
“Fullkrug? Ai shënoi sërish, një gol i rëndësishëm për të dhe ne. Jemi të lumtur që kemi atë lloj lojtari që mund ta aktivizojnë nga stolid he shënon. Është e rëndësishme të kemi lojtarë që mund të shënojnë gola vendimtarë që vijnë si zëvendësues”, tha trajneri i Gjermanisë.
“Ne analizojmë kundërshtarët për të zgjedhur formacionin fillestar dhe më pas mund të futni lojtarë të ndryshëm nga stoli. Ne arritëm objektivin minimal, tani presim të mësojmë emrin e rivalit”, tha Nagelsmann.
Burimi