“Mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!” Cagliari zyrtarizon blerjen e portierit shqiptar nga Egnatia 

“Mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!” Cagliari zyrtarizon blerjen e portierit shqiptar nga Egnatia 

Portieri shqiptar Alen Sherri transferohet zyrtarisht te Cagliari në Serie A: portieri kuqezi luante te Egnatia deri ne turin e pare te Champions League por ekipi i Rogozhinës kishte gjetur akordin me klubin italian sard prej gati 350 mije eurosh dhe bonuse dhe perqindje rishitje ne te ardhemn (10%) dhe portieri kishte firmosur kontratë deri më 30 qershor 2027. Pasi kreu vizitat mjekesore, erdhi edhe komunikata.
Sherri do te rivalizoje portierët Scuffet (titullari) dhe Radunovic (i dyti) per nje vend titullari.
Komunikata – “Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e të drejtës për paraqitjet sportive të futbollistit Alen Sherri i cili lëviz nga Egnatia në mënyrë të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kuqeblu deri më 30 qershor 2027.
I lindur në Shkodër të Shqipërisë, portieri i lindur në vitin 1997 u rrit në ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ku debutoi me ekipin e parë më 12 prill 2015 – në moshën 17-vjeçare – kundër Tiranës.
Në verën e vitit 2020 u transferua te Laçi, ende në ligën e lartë shqiptare, ku në dy sezone luajti 53 ndeshje ndërmjet kompeticioneve kombëtare dhe kualifikueseve për kupat e Europës.
Pas transferimit te Egnatia me të cilin fitoi si protagonist Kupën e Kombëtares 22/23 dhe në sezonin e sapombaruar kampionatin dhe kupën e Shqipërisë.
Pasi luajti me përzgjedhjen U21 të vendit të tij, ai bëri debutimin e tij në portë për kombëtaren e të moshuarve më 9 nëntor 2022. Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe në këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes.
Vendosmëri dhe një dëshirë e madhe për t’ia dalë: mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!”
Burimi