
McLaren rikthehet protagoniste, Oscar Piastri korr “pole position” e parë në karrierë
22 Mars 2025
9:09
Telesport
Piloti australian Oscar Piastri me McLaren korri “pole positition” sot paradite në pistën e Shanghai, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Kinës. Një paraqitje e shkëlqyer e Piastri, që dha kohën 1’30”641, rekord i pistës.
Kjo është hera e parë që piloti i McLaren korr “pole” në karrierën e tij, duke lënë pas britanikun George Russell me Mercedes (i dyti). Në vendin e tretë u klasifikua piloti tjetër i McLaren, britaniku Lando Norris, fitues në garën e parë.
Nga vija e dytë do ta nisë garën e së dielës kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen me Red Bull, i katërti. Pas tij u klasifikuan dy pilotët e Ferrari, me Lewis Hamilton në vendin e pestë e Charles Leclerc në të gjashtin.
Hamilton, fitues i garës sprint në Kinë, duket se po fiton gradualisht besim, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës. Në “top-10” edhe Hadjar, Antonelli, Tsunoda dhe Albon. Ditën e diel, gara do të nisë në orën 8:00 me orën shqiptare.
Burimi