Mbappe, vazhdon telenovela: lojtari kërkon 100 milionë, ja pse

Mbappe, vazhdon telenovela: lojtari kërkon 100 milionë, ja pse

Një telenovelë që mund të ketë pasoja shumë më të gjata mes Mbappe dhe PSG.
Me largimin e sulmuesit drejt Madridit, marrëdhënia u përkeqësua për shkak të kërkesës së Kylian për pagesën e rreth 100 milionë euro paga të prapambetura (dy muaj) dhe bonuse të papaguara.
Kjo është ajo që raportoi L’Equipe e cila, në detaje, shpjegoi se shuma përfshin pagesat për muajin prill dhe maj 2024, të cilat lojtari nuk do t’i kishte marrë.
Pavarësisht këtyre pagesave të munguara, Mbappe vazhdoi të luante për PSG-në, duke kontribuar në fitoren e tyre në Kupën e Francës dhe kampionatin e Ligue 1.
PSG, nga ana e saj, nuk është treguar e gatshme për të kënaqur kërkesat e lojtarit.
Klubi parisien refuzoi të paguante pagën e qershorit dhe një bonus besnikërie që do t’i takonte Mbappe-s, i përfshirë aktualisht në Kampionatin Europian në Gjermani ku nuk luajti ndeshjen e dytë kundër Holandës për shkak të goditjes që pësoi në hundë në ndeshjen e parë.
Drejtuesit e klubit francez pretendojnë se lojtari u angazhua verbalisht për të hequr dorë nga rreth 80 milionë euro bonuse dhe shpërblimi për besnikëri, edhe pse nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje me shkrim pas largimit të tij.
Situata u komplikua edhe më shumë me ndërhyrjen e Al Khelaifi, president i PSG-së, i cili dyshohet se tentoi të përfshijë Real Madridin.
Katari do të kishte dashur që Los Blancos të paguanin një pjesë të bonusit të nënshkrimit të Mbappe direkt te klubi parisien si kompensim për largimin e tij.
Por, Florentino Perez nuk e pranoi këtë propozim. Refuzimi i Real Madrid bëri që parisienët të ndalonin pagat dhe shpërblimet e Kylian, duke përkeqësuar më tej tensionin mes klubit dhe lojtarit.
Për të mbrojtur interesat e tij, Mbappe i është drejtuar nenin 259 të kartës së futbollit profesionist francez përmes Ligës Franceze.
Ky nen thotë se klubet duhet të paguajnë pagat e lojtarëve deri në ditën e fundit të çdo muaji. Shkelja e këtij rregulli nga klubi parisien forcoi pozicionin ligjor të Kylian.
Me marrëdhëniet mes Mbappe dhe PSG tashmë të komprometuara, mosmarrëveshja ka kaluar në duart e avokatëve të të dyja palëve. Negociatat janë duke u zhvilluar për të gjetur një marrëveshje që shmang një betejë të gjatë dhe të shtrenjtë ligjore.
Megjithatë, nëse nuk mund të arrihet një kompromis, mosmarrëveshja mund të përfundojë në gjykatë, me pasoja domethënëse për të dyja palët.
Burimi