Marc Marquez fiton garën sprint në Argjentinë, në podium sërish me të vëllanë dhe Bagnaia
15 Mars 2025
23:30
Telesport
Gara sprint e MotoGP zhvilluar në pistën e Termas De Rio Hondo, në Argjentinë, konfirmoi momentin e shkëlqyer që po kalon spanjolli i Ducati, Marc Marquez. Pasi dominoi dy javë më parë në Tajlandë, ai e nis me këmbën e mbarë edhe këtë fundjavë në Argjentinë.
Në 12 xhiro të zhvilluara në pistë, ai pati epërsi, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Marc Marquez mposhti sërish të vëllanë e tij Alex me Ducati Gresini (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani Franceso Bagnaia me Ducatin tjetyër zyrtar (i treti).
Pra, edhe në këtë garë sprint u përsërit rezultati i dy javëve më parë, me Marquez që po dominon renditjen e MotoGP me pikë të plota. Shumë pas janë pilotët dhe motorët e tjerë, duke e kthyer këtë Botëror, të paktën deri më tani, në një “duel” brenda familjes.
Burimi