
Liga Unike/ Tirana mposht Sigal Prishtina, humbje për Vllazninë dhe Partizanin
Liga Unike në basketboll ka vijuar me ndeshjet e radhës në të dyja kategoritë, meshkuj e femra, ku nuk kanë munguar surprizat.
Te meshkujt, Tirana fitoi 77-69 në “Fahrie Hoti” ndaj kryesuesve të Grupit B, ekipit të Sigal Prishtina. Ndeshje me rivalitet deri në fund, vendfosur pikërisht në 10-minutëshin e katërt. Hysenagolli me 17 pikë e 10 rebound ishte më i miri për bardheblutë.
Në Shkodër, skuadra e Golden Eagle Ylli mposhti 83-6 Vllazninë vendase, në një takim që u komandua nga miqtë nga Kosova. Ata u shkëputën nga perioda në periodë duke e merituar fitoren, ndëkrohë që për shkodranët u dallua Ëilkinis me 25 pikë e 11 rebound, por që smjaftuan.
Te femrat u luajt vetëm një ndeshje, ku Bashkimi mundi 84-59 Partizanin në “Asllan Rusi”. Mikeshat nga Kosova u shkëputën që në pjesën e parë, ndërsa në 20 minutat e dyta administruan epërsinë, duke e merituar fitoren.
Sot do të luhen ndeshjet e tjera të Ligës Unike, Vllaznimi-Besëlidhja te meshkujt e Tirana-Flamurtari te femrat.
Liga Unike-Meshkuj, Grupi A (java e 4-t)
Vllaznimi – Besëlidhja, 12 shkurt
Teuta – Bashkimi, e shtyrë
Liga Unike-Meshkuj, Grupi B (java e 4-t)
Sigal Prishtina – Tirana, 69-77
Vllaznia – Golden Eagle Ylli, 67-83
Renditja: Sigal Prishtina 7 pikë, Golden Eagle Ylli 6 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 5 pikë.
Liga-Unike-Femra (java e 7-të)
Partizani – Bashkimi, 59-84
Tirana – Flamurtari, 12 shkurt,
Peja – Junior Moni Bau, e shtyrë
Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 11 pikë, Peja 10 pikë, Flamurtari 9 pikë, Tirana 8 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.
Burimi