
Lakers nuk fiton dot pa yjet, Golden State triumfon ndaj Toronto, “OK” Chicago e Indiana
Skuadra e Milwaukee arriti një fitore të rëndësishme ndaj Lakers me shifrat 118-89, duke u ngjitur në vendin e pestë në Lindje. Antetokounmpo me 28 pikë ishte lider në fushë për Bucks, ndërkohë që te Lakers u ndje shumë mungesa e James dhe Doncic.
Fitore të vështirë korri në sekondat e fundit ekipi i Golden State, që mundi 117-114 Toronto. Gjashtë lojtarë të skuadrës së Warriors realizuan mbi 10 pikë (Green me 21 pikë më i miri), duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Barnes për kanadezët.
Rikthehet te suksesi ekipi i Chicago, që mposhti 128-116 Sacramento jashtë fushe, ku protagonist ishte Coby White me 35 pikë. Indiana mundi 105-99 Brooklyn falë 51 pikëve të dyshes Mathurin-Turner, ndërsa Charlotte triumfoi 115’98 ndaj New York (Ball 25 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – New York, 115-98
Indiana – Brooklyn, 105-99
Golden State – Toronto, 117-114
Sacramento – Chicago, 116-128
Lakers – Milwaukee, 89-118
Burimi