
Kroacia thuajse jashtë Europianit, mesfushori Luka Modric konfirmon të ardhmen e tij
25 Qershor 2024
11:14
Telesport
Një ditë pas barazimit 1-1 që Kroacia arriti ndaj Italisë, rezultat që thuajse ka eliminuar ekipin ballkanas, mesfushori Luka Modric ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pse 38 vjeç.
“Do të vijë edhe momenti kur unë do të detyrohem të tërhiqem nga futbolli, por ende nuk e di se kur do të vijë kjo ditë”, u shpreh kroati, që u bë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon në një Europian.
“Për momentin do të vazhdoj të luaj, kjo është e sigurtë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe përgëzimet”, tha mesfushori, që ka rinovuar edhe për një vit me skuadrën e Real Madrid, me të cilën fitoi titullin dhe Champions League.
Burimi