Kampioni i botës: Pas 10 vitesh nuk do të më shihni në Formula 1, do të jem në pension
Tri tituj kampionë radhazi në Formula 1 konfirmojnë se piloti holandez i Red Bull Racing, Max Verstappen, është një legjendë e këtij sporti. Gjithsesi, 26-vjeçari shprehet se nuk ka ndërmend të garojë për një kohë të gjatë në pista.
Duke folur për të ardhmen e tij, Verstappen pranon: “Ku do të jem pas 10 vitesh? Unë do të jem në pension! Sigurisht që nuk do të jem ende këtu në Formula 1 duke garuar si shumë pilotë të tjerë”.
Në disa gara këtë sezon holandezi ka shfaqur nervozizëm, ç’ka është vënë re në komentet në radio me Gianpiero Lambiase, inxhinierin e tij. “Të dy duam të fitojmë, nuk jemi këtu për të përfunduar të dytin apo të tretët””, tha holandezi.
“Ne nuk mund të fitojmë çdo fundjavë. Jemi shumë kritikë, por jemi dhe njerëz janë të ndryshëm. Unë synoj perfeksionin edhe pse e kam të vështirë ta arrish gjithmonë, por dua të punoj për t’iu afruar sa më shumë. Ndonjëherë ka momente tensioni, por më pas gjithçka funksionon në mënyrë perfekte”, tha Verstappen
Këtë sezon, ai ka patur edhe një mosmarrëveshje me britanikun Lando Norris: “Miqësitë në F1 janë të mundshme. Ne e respektojmë njëri-tjetrin në pistë dhe luajmë sport së bashku. Brezi i ri është i tillë, sepse ne jemi rritur së bashku që në garat kart”.
Burimi