Hoxha: Jap gjithçka për kombin, lojtarët e stolit futen 100% të karikuar

Hoxha: Jap gjithçka për kombin, lojtarët e stolit futen 100% të karikuar

20 Nëntor 2024

8:57

Alfred Lleshi

Arbër Hoxha i dha një shkëndijë tjetër lojës së kuqezinjve, me futjen në fushë si zëvendësues, në pjesën e dytë. Inkursionet e tij në krahun e majtë të sulmit ishin çoroditëse për kundërshtarin. Kishte ndonjë “fikje” gjithsesi, por një pjesë loje është element i çmuar për kombëtaren shqiptare.
Duke folur pas disfatës 2-1 ndaj Ukrainës, djaloshi i ri nënvizoi mes të tjerash: “Të gjithë lojtarët e stolit futemi 100% të karikuar, sepse edhe trajneri na motivon. Morali i lojtarëve ishte poshtë, pasi pësuam dy gola që në fillim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u futëm për ta kthyer lojën, shënuam me penallti, krijuam raste, por nuk erdhi goli i barazimit. Sa herë të futem në lojë me kombëtaren, do të jap maksimumin tim. Këtu përfaqësojmë kombin, ndaj nuk kursejmë asgjë. Shpresoj të kemi rezultate pozitive në sfidat që na presin përpara”.
Burimi