Gjeorgjia na prish punë, Shqipëria humb një vend në renditjen e FIFA-s. Ngjitet Kosova

Gjeorgjia na prish punë, Shqipëria humb një vend në renditjen e FIFA-s. Ngjitet Kosova

20 Shtator 2024

17:31

Telesport

Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen e përditësuar së fundmi të FIFA-s. Kombëtarja jonë e futbollit mban vendin e 61-të, një vend më poshtë krahasuar me një muaj më parë.
Ekipi kuqezi fitoi 2-1 kundër Ukrainës në sfidën e parë të shtatorit (pas Kampionatit Europian), ndërsa u mund 1-0 nga Gjeorgjia në “Air Albania” në të dytën.
Sa i përket Kosovës, ajo ka fituar dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 104-t. Dardanët regjistruan një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e shtatorit.
Dhjetëshja e parë nuk ka ndryshuar. Argjentina vijon të jetë e para si kampione bote, ndjekur nga Franca dhe Spanja (kampione Europe). Më pas renditet Anglia dhe Brazili.
Burimi