Flamurtari triumfon ndaj Studentit dhe kap Tiranën në krye, Teuta ngjitet në zonën play off

Flamurtari triumfon ndaj Studentit dhe kap Tiranën në krye, Teuta ngjitet në zonën play off

Janë luajtur dy takimet e para të javës së 13-të në basketboll për femra. Në Vlorë, skuadra e Flamurtarit fitoi me lehtësi 78-41 ndaj Studentit.
Një ndeshje pa shumë emocione, në sens unik dhe e komanduar nga vajzat vlonjate. Në fushë u aktivizuan shumë vajza të reja nga të dyja skuadrat.
Jacobsson me 17 pikë, Mucenji e Ramos me 16 pika secila u dalluan per Flamurtarin, ndërkohë që te kryeqytetaset mungoi lojtarja lider.
Në Elbasan, ekipi i Teutës fitoi thellë 104-69 ndaj vendaseve. Një ndeshje që u dominua nga vajzat durrsake, që u shkëputën që nga minuta e parë.
Edhe pse Rrasa realizoi 29 pikë e 12 rebound për Elbasanin ato s’mjaftuan për të fituar. Bryant me 36 pikë e Jace me 24 pikë u dalluan per Teutën. 
Kategoria e Parë-Femra, java e 13-të
Flamurtari – Studenti, 78-41
Elbasani – Teuta, 69-104
Vllaznia – Partizani, 26 dhjetor
Tirana (pushim)
Renditja: Tirana 21 pikë, Flamurtari 21 pikë, Partizani 17 pikë, Teuta 16 pikë, Vllaznia 15 pikë, Studenti 13 pikë, Elbasani 11 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente