Dita e madhe!!! Fury 17 kg më i rëndë se Usyk, boksierët përplasen në skenë pas peshimit (video)
18 Maj 2024
9:16
Telesport
Dita e madhe e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë erdhi. Mesnatën e sotme, në Riad të Arabisë Saudite, do të përballen britaniku Tyson Fury dhe ukrainasi Oleksandr Usyk, të dy të pamposhtur në ring. Peshimet konfirmuan se Fury është më shumë se 15kg më i rëndë se Usyk.
Britaniku peshonte 118.8kg, ndërsa ukrainasi 101 kg. Gjithsesi, pasi përfunduan peshimet dhe dy boksierët dolën “ballë për ballë”, këtë herë pati disa shkëndija në skenë. Ndryshe nga një ditë më parë, britaniku iu afrua ukrainasit dhe e shtyu me kokë, duke qenë se është edhe rreth 15cm më i gjatë.
Stafi organizativ, bodigardët ndërhynë për të ndarë dy boksierët, që më pas vijuan me deklaratat personale. “Ne jemi gati për të fituar, prisni fishekzjarret sot në mbrëmje. Do t’ia marr titujt dhe do të festojmë”, u shpreh Tyson Fury. “Mos ki frikë nga unë”, deklaroi Usyk që i replikoi kundërshtarit.
Burimi