
Dinamo “zgjohet” ndaj Teutës, fitore edhe për Egnatian dhe Laçin
👁793
30 Nëntor 2024
18:30
Telesport
Dinamo është kthyer te fitorja pasi ka mundur 2-0 teutën në javën e 15-të të kampionatit në në “Elbasan Arena”.
Një gol i Zabërgjës në pjesën e parë dhe një tjetër i Nani në të dytën i ka dhënë suksesin 2-0 përballë durrsakëve, në një ndeshje të kontrolluar nga kryeqytetasit.
Kjo fitore i ka ndihmuar dinamovitët të blindojnë vendin e katërt në renditje, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë.
Në ndeshjet e luajtura në orën 13:30, Egnatia ka mundur 3-1 Elbasanin, ndërsa Laçi ka mposhtur 1-0 Skënderbeun.
Burimi