Dhurata e fundit nga Florentino Perez, Real Madrid pagoi “lirinë” e sulmuesit Joselu!
27 Qershor 2024
20:02
Telesport
Real Madrid ka paguar zyrtarisht klauzolën e Joselu. Qendërsulmuesi spanjoll tani është në të gjitha aspektet një lojtar i Los Blancos, por nuk do të qëndrojë në kryeqytet: ai do të shitet te Al Gharafa, në Katar.
Espanyol merr 1.5 milionë euro. Kampionët e Evropës arritën në këtë mënyrë të plotësojnë dëshirën e lojtarit, duke qenë se negociatat mes klubit të Barcelonës dhe Al Gharafa kishin ngecur.
Joselu e bëri shumë mirë punën e tij në sezonin që sapo përfundoi: si rezervë shënoi 17 gola dhe 3 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar në sukseset e skuadrës së Carlo Ancelottit. Dygoleshi i tij kundër Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ishte vendimtare dhe e paharrueshme.
Burimi