Deschamps flet për gjendjen e Mbappe: Do ta vlerësojmë dita-ditës, mund të luajë ndaj Polonisë
24 Qershor 2024
9:20
Telesport
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të kombëtares franceze. Ai ka folur për gjendjen e Kylian Mbappe, i cili pësoi një thyerje të hundës pas një goditjeje kundër Austrisë, në ndeshjen e parë në grup.
Në takimin e dytë, sulmuesi i ardhshëm i Real Madrid nuk u aktivizua, por ai pritet të jetë në fushë ndaj Polonisë së eliminuar nga Euro 2024. Të paktën për disa minuta apo një pjesë loje.
“Nesër do të ketë ende teste për të parë se si do të evoluojnë gjërat. Tronditja që ai dhe të gjithë në pësuam ishte e dukshme. Stafi mjekësor bëri atë që ishte e nevojshme për ta reduktuar atë sa më shumë”, tha Deschamps.
“Kylian tani është më mirë, është stërvitur me maskë dhe do ta shohim gjendjen e tij me kujdes para se të vendosim. Kemi edhe një ditë kohë, por pushimi i bëri mirë për t’u qetësuar”, tha Deschamps.
Burimi