Cila do jetë skema e Shqipërisë nesër? Kjo është përgjigjja e Sylvinho

Cila do jetë skema e Shqipërisë nesër? Kjo është përgjigjja e Sylvinho

6 Shtator 2024

18:21

Telesport

Si do të luajë Shqipëria nesër kundër Ukrainës? Këtë nuk e di askush, përjashto një emër: Sylvinho. Trajneri i kombëtares shqiptare sot deklaroi se ndeshja me ukrainasit do të jetë e fortë dhe njëkohësisht teknike.
Ai, madje, shtoi se do të jetë një ndeshje e hapur, kështu që ndoshta do të kemi disa gola në “Air Albania”. I pyetur për skemën që do të përdorë, Sylvinho u përgjigj: “Ne i përshtasim skemat sipas karakteristikave që kanë lojtarët. Stafi duhet të punojë dhe të kuptojë karakteristikat e secilit prej lojtarëve të përzgjedhur”.
“Ne kemi lojtarë të fortë. Mund të përshtasim skema të ndryshme dhe jo të varemi te një sistem. Është e vështirë për të parashikuar. Nesër pres të jetë lojë teknike dhe shumë e hapur. Ukraina ka lojtarë të shpejtë, cilësorë, ka mundësi të shohim një lojë të fortë”.
“Ne do të luftojmë, patjetër. Duam rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin tonë për të gëzuar tifozët kuqezi, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur, brenda dhe jashtë stadiumit”.
Burimi