“Asllani humbi toruan kur u markua nga një lojtar dy metra”, Çekia nis provokimet
14 Nëntor 2024
18:24
Telesport
Një lojtar i cili i frikëson rivalët e kombëtares shqiptare është Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit po rritet dhe po tregon se mund të bëhet lider shumë shpejt.
Para ndeshjes me Çekinë, mesfushori 23-vjeçar i Plzenit, Pavel Sulc, ka deklaruar se Asllani e humbi toruan në ndeshjen e parë kur u markua nga kapiteni i tyre, por mbetet një lojtar për t’u markuar në maksimum.
“Nuk besoj se do të ketë ndryshime me ndeshjen e parë. Besoj se e kam ruajtur një gol për Shqipërinë. Kur kapiteni ynë Soucek vendosi që të markonte Kristjan Asllanin, ishte shumë mirë dhe parashikoj se do të ndodhë e njëjta gjë”.
“Asllani u nervozua që në nisje të pjesës së dytë, kur pa një djalë 2 metra që vraponte pas tij dhe nuk e kishte më topin në këmbë. Ne duhet të markojmë këto lloj lojtarësh të Shqipërisë”.
Burimi