Telefonatë mes Netanyahut dhe Friderich Merz, kancelari gjerman kërkon përmirësimin e krizës humanitare në Gaza

Telefonatë mes Netanyahut dhe Friderich Merz, kancelari gjerman kërkon përmirësimin e krizës humanitare në Gaza

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për arritjen e menjëhershme të një armëpushimi. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili deklaroi:Kancelari shprehu shqetësimin e thellë për gjendjen katastrofike humanitare në Gaza dhe i kërkoi kryeministrit Netanyahu të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur një armëpushim të menjëhershëm. Sipas deklaratës zyrtare nga Berlini, “masat e shpallura nga qeveria izraelite duhet të ndiqen tani me hapa të tjerë...