Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Telefonata Trump-Netanyahu, presidenti: Ishte një bisedë shumë e mirë, diskutuam disa çështje
👁9266
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pati një telefonatë “shumë të mirë” me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun. Sipas informimit të dhënë nga vetë presidenti amerikan, të dy udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat bërthamore që po zhvillohen me Iranin. Trump zbuloi se SHBA-të kanë një takim me Iranin të enjten, pa specifikuar nëse ky është një raund tjetër negociatash bërthamore. “Ne po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Iranin në mënyrë që të mos ketë shkatërrime dhe vdekje”, tha Trump, duke shtuar se iranianët janë “negociatorë të vështirë”. I pyetur për pengesën kryesore për arritjen e një...