Telefonata Rubio-Lavrov, ja çfarë diskutuan diplomatët më të lartë të Rusisë dhe SHBA-së

Telefonata Rubio-Lavrov, ja çfarë diskutuan diplomatët më të lartë të Rusisë dhe SHBA-së

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pati një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, një ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve në Stamboll, siç njoftoi Ministria e Jashtme ruse. Ministri i Jashtëm rus pranoi rolin konstruktiv të Shteteve të Bashkuara në rifillimin e negociatave midis Moskës dhe Kievit pas vitit 2022. Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar bashkëpunimin me Uashingtonin për të zgjidhur çështjen ukrainase. “Lavrov vuri në dukje rolin pozitiv të Shteteve të Bashkuara, i cili kontribuoi në pranimin përfundimtar nga Kievi të propozimit të presidentit rus,...
Burimi: Top-Channel.tv